The posting
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes. Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN. Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Jemi ne kerkim te nje Head Chef me pervoje dhe vizion, i cili do te udheheqe ekipin tone te kuzhines dhe do te kontribuoje ne krijimin e nje eksperience gastronomike te nivelit te larte. Kandidati ideal duhet te kombinoje njohurite kulinare me aftesi te shkelqyera menaxheriale, duke siguruar cilesi, inovacion dhe efikasitet ne cdo aspekt te operacioneve te kuzhines.
Roli dhe pergjegjesite:
- Udheheq dhe menaxhon te gjitha operacionet e kuzhines, duke siguruar standarde te larta cilesie, konsistence dhe prezantimi te produkteve;
- Krijon, zhvillon dhe perditeson menute ne perputhje me konceptin, sezonalitetin dhe objektivat e biznesit;
- Organizon dhe koordinon punen e ekipit te kuzhines, duke garantuar efikasitet dhe bashkepunim gjate operacioneve ditore;
- Mbikeqyr pergatitjen, gatimin dhe prezantimin e te gjitha produkteve ushqimore sipas recetave dhe standardeve te percaktuara;
- Menaxhon kostot e ushqimit, kontrollin e porcioneve, inventarin dhe minimizimin e humbjeve;
- Planifikon dhe monitoron porosite, furnizimet per te garantuar disponueshmerine dhe cilesine e produkteve;
- Siguron zbatimin rigoroz te standardeve te higjienes, sigurise ushqimore dhe procedurave HACCP;
- Trajnon, zhvillon dhe vlereson performancen e stafit te kuzhines, duke promovuar profesionalizem dhe zhvillim te vazhdueshem;
- Bashkepunon ngushte me menaxhmentin per planifikimin e aktiviteteve, eventeve dhe iniciativave te reja gastronomike;
- Monitoron performancen e kuzhines dhe identifikon mundesi per permiresim te proceseve operative dhe financiare.
Kualifikimet:
- Minimumi 5 vite eksperience ne kuzhine, prej te cilave te pakten 2 vite ne pozicion drejtues si Head Chef ose Sous Chef;
- Njohuri te avancuara te teknikave kulinare, zhvillimit te menuve dhe menaxhimit te operacioneve te kuzhines;
- Eksperience ne menaxhimin e kostove, inventarit, furnizimeve dhe buxhetit te departamentit;
- Aftesi te forta udheheqese, organizative dhe menaxhimi te ekipeve te punes;
- Njohuri te standardeve te higjienes dhe sigurise ushqimore (HACCP);
- Aftesi per te punuar nen presion dhe per te menaxhuar prioritete te shumta ne nje mjedis dinamik;
- Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi nderdepartamental;
- Njohuri te gjuhes angleze.
Cfare ofrojme:
- Page konkurruese dhe pakete motivuese;
- Bonus te lidhur me arritjen e objektivave operacionale;
- Mundesi zhvillimi profesional dhe karriere brenda kompanise;
- Ambient pune profesional dhe dinamik.



