The posting
Si Barback në Vesper, energjia dhe puna jote në ekip sigurojnë që gjithçka prapa skenës të funksionojë pa probleme. Nga rimbushja e furnizimeve deri te mbështetja e ekipit të barit, përkushtimi yt i vazhdueshëm garanton një shërbim të pandërprerë. Mbaje barin e Vesper në lëvizje!
Roli dhe përgjegjësitë:
- Sigurimin që bari të jetë gjithmonë i furnizuar me pije alkoolike, dhe të gjitha materialet e nevojshme për funksionim të qetë;
- Mbajtjen e barit të pastër, të rregullt dhe në përputhje me standardet e shëndetit dhe sigurisë;
- Rimbushjen e vazhdueshme të akullit dhe sigurimin e gotave të pastra, veçanërisht gjatë orareve të ngarkuara;
- Mbështetjen e ekipit duke ndihmuar në përgatitjen dhe derdhjen e pijeve, duke qenë gjithmonë një hap përpara nevojave të barit;
- Komunikimin e menjëhershëm të feedback-ut të klientëve ose raportimin e çdo problemi te Bar Manager.
Cfarë kërkojmë:
Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
- Eksperiencë të mëparshme si Barback do të përbënte avantazh;
- Aftësi të forta për punë në ekip;
- Qasje miqësore, orientim drejt klientit dhe aftësi për të krijuar përvoja të paharrueshme;
- Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze.
Cfarë ofrojmë:
- Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.



